Dua Lipa në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve: 21 vjet nga spastrimi etnik që forcat serbe kryen në Kosovë

Më 20 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.
E në këtë ditë, Dua Lipa u ka rikujtuar të gjithëve se edhe ajo dhe familja e saj janë refugjatë e cila ishte larguar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet ’90.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që nuk harron asnjëherë rrënjët e saj, ka shpërndarë një postim që ka bërë babai i saj, Dukagjin Lipa.

“Dje u kujtuam për një kohë 21 vjet më parë kur mbi një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u ndoqën jashtë vendit, gjatë fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në #Kosovë. Në çdo #WorldRefugeeDay (Ditë Ndërkombëtare të Refugjatëve) dhe çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe refugjatëve në gjendjen e tyre të vështirë. Bëni Dashurinë, jo luftën”, shkruan Dukagjini duke publikuar disa imazheve të refugjatëve kosovarë dhe sirianë.
Kujtojmë që Dua është ambasadore e UNICEF dhe herë pas herë viziton familjet e refugjatëve dhe personave në nevojë./Indeksonline/
