Dua Lipa në lidhje me Jack Harlow, e zbulon media ndërkombëtare

Page Six mëson se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit përmban një këngë kushtuar yllit britaniko-shqiptar të quajtur “Dua Lipa”.
Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj.
Por duket se pasi u takua personalisht me yllin simpatik të repit në Los Angelos në nëntor, ajo u mahnit me reperin dhe media raporton se ata kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.
Burimet thonë se ai madje shkoi në New York për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten./Indeksonline/
