19:07 / E Premte, 17 Maj 2024 / MSH

Dua Lipa, në listën e të famshmëve më të pasur

Harry Styles dhe Dua Lipa janë në mesin e një numri të famshmish që shfaqen në edicionin e parë të listës së të pasurve “40 Under 40” të “The Sunday Times”.

Në moshën 33 vjeçare dhe në vendin e 10-të në listën e 40 individëve nën 40 vjeç, është këngëtari i këngës “Shape Of You”, Ed Sheeran, i cili është shpallur muzikanti më i pasur i ri në Mbretërinë e Bashkuar me 340 milionë funte (396.8 milionë euro).

Ylli pop më i pasur britanik nën moshën 40 vjeç është edhe ish-anëtari i One Direction, Styles, 30 vjeç, i cili ka grumbulluar 175 milionë funte (204 milionë euro) përmes muzikës dhe paraqitjeve në filma, shkruan DailyMail.