Dua Lipa, mahnit me pamje nga Parisi
Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, është treguar edhe një herë e guximshme me dukjen e saj.
Dua së fundi po qëndron në Paris atje ku edhe ka festuar ditëlindjen e një prej miqve të saj më të mirë, fotografit Lorenzo Posocco, shkruan Indeksonline.
Por, ishte pikërisht dukja e saj ajo që mori gjithë vëmendjen me flokë të shkurtër me ngjyrë të zezë.
E veshur me një pallto ngjyrë rozë, 23- vjeçarja dukej seksi dhe në formë.
Kujtojmë se Dua ditë më parë promovoi linjën e saj të parfumeve në bashkëpunim me markën e njohur franceze “YSL”, ndërsa ka treguar se është drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore./Indeksonline/