75 Mall Live Search
08:42 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa në përgatitje të këngës së re

Dua Lipa momentalisht është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të kërkuara në botë.

Ylli nga Kosova, madje shumë shpejtë do t’sjellë edhe një projekt të ri muzikor për adhuruesit e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi në llogarinë Instagram. Duke publikuar një fotografi ku shfaqet në të zeza ajo shkruan:

“Kjo ishte disa muaj pasi kam lëshuar albumin tim të parë. Tani ka nis ora e numërimit për të sjellë këngën timë më të re, prandaj jam aq e stresuar dhe e ngazëllyer për këtë kapitull. Shpresoj që do t’iu pëlqëj dhe të duroni deri në finalizim. Premtoj se po punoj kaq shumë për t’ju sjellë diçka të veçantë. Unë të dua dhe ju falënderoj për gjithçka dhe 29 milionë ndjekësit e mi”./Indeksonline/