Dua Lipa në përkrahje të Joe Biden, falënderohet nga shqiptarët

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, përvec aktive në muzikë e ku ka prekur edhe majat e suksesit, është mjaftë aktive edhe në jetën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo asnjëherë nuk heziton të tregoj preferencat e saja politike. Kësaj radhe Lipa në zgjedhjet presidenciale në ShBA është përcaktuar për kandidatin demokratë Joe Biden, e meqë rast disa herë ka bërë thirrje që të votohet ai.
Ndërsa për angazhimin e saj gjatë kësaj fushate zgjedhore ajo është përshëndetur dhe falënderuar edhe nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
Një të tillë e ka bërë edhe Aferdita Rakipi e cila ka falënderuar Dua Lipën që përmes ndikimit të saj po përpiqet të kthej votën e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë drejtë Joe Biden.