15:52 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / B O

Dua Lipa në projekt të madh filmik, krah emrave më të njohur të Hollywoodit

Dua Lipa po punon për debutimin e saj në një projekt të madh filmik.

Burime të TMZ bëjnë të ditur se Dua ka qenë e ftuar në ngjarjen e famshme te mbledhjes së fondeve në New York, por asaj i është dashur të refuzojë sepse është e zënë me xhirimet për thrillerin e ardhshëm aksion, “Argylle”.

Këngëtarja e famshme kosovare do të luaj krah emrave më të famshëm në Hollywood, si Samuel L. Jackson , Henry Cavill , Bryan Cranston , Bryce Dallas Howard , John Cena , Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara./Indeksonline/