21:54 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / AR

Dua Lipa ngjitet në skenë dhe elektrizon Tiranën

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është ngjitur në skenë dhe ka elektrizuar Tiranën mbrëmjen e sotme.

Ajo po mban një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë dhe të shumtë kanë qenë ata shqiptarë të cilët kanë sfiduar të ftohtin e kësaj mbrëmje për të festuar me krenarinë e kombit.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë ditën e sotme Dua tha se duhet të luftojmë fort që të ndryshojmë mendimin që kanë politikanët e huaj për shqiptarët, referuar deklaratave të bëra nga Britania, ku shqiptarët u cilësuan si “kriminelë”.