Dua Lipa njofton fansat se është detyruar nga mjeku që ta anulojë koncertin e fundvitit shkaku i problemeve me zërin

Dua Lipa ka njoftuar se nuk do të performojë në eventin “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM.
Lajmin fatkeq e bëri të ditur fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në Instagram Story të premten, ku këngëtarja 26-vjeçare u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit, shkruan DailyMail.
Festivali i mbushur me yje do të vazhdojë të zhvillohet në qytetin e New Yorkut të premten në mbrëmje dhe artistë të tillë si: Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X janë vendosur të performojnë aktualisht.

Dua Lipa e nisi mesazhin e saj duke u shprehur se mjekët i kishin thënë që të mos paraqitej në eventin muzikor.
“Më thyhet zemra që duhet të ndaj me ju faktin se nuk do të mund të performoj në ‘Jingle Ball’ të iHeartRadio KISS FM për shkak të laringitit”, ka shkruar ajo.
Ajo shtoi: “Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht”.

Këngëtarja e hitit “New Rules” theksoi se ishte e zhgënjyer për mungesën e ngjarjes dhe se fansat e saj ka të ngjarë të argëtohen akoma në shfaqje.
“Më vjen shumë keq për të gjithë fansat e mi dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj. ‘Jingle Ball’ ka një formacion yjor me performanca të mahnitshme për të gjithë ju që jam e sigurt që do t’ju pëlqejë”, tha ajo.
Artistja shqiptare e mbylli mesazhin e saj duke shkruar: “Përcjell dashurinë time dhe shpresoj të rikthehem në skenë shumë shpejt!”.

Dua Lipa më pas publikoi një ‘selfie’ në llogarinë e saj në Instagram që tregonte se ajo po pushonte pak në shtrat në shtëpi.
Ajo shtoi gjithashtu një grafik teksti ku shkruhej: “Asgjë si të fluturoj për 11 orë për të shkuar në Los Angeles për punë dhe duhet të kaloj ditët e mia në shtrat duke pushuar vokalisht”.
