Dua Lipa nuk di të ndalet, ky është suksesi i saj i radhës

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa nuk di të ndalet me suksese në skenën muzikore ndërkombëtare.
Ajo së fundmi ka bërë të ditur se është bërë artistja e parë femër, që ka arritur mbi 1 miliardë shikime në platformën Spotify, me 4 këngë, shkruan Indeksonline.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo gjithashtu ka falenderuar fansat dhe ka thënë që ndjehet me fat që këto këngë janë pritur mirë dhe janë pëlqyer aq shumë nga publiku.
Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se diçka e re do të vije së shpejti, dhe se kjo është një “sekret” që mezi po pret ta ndajë me fansat. /IndeksOnline/