Dua Lipa nuk ndalet, në studio për hite të reja
Dua Lipa po korr suksese të një pas njëshme dhe nuk ka të ndalur.
Pas lajmit të mirë që mori këto ditë duke u nominuar në tri kategori në çmimet ‘Billboard Awards’ 23 vjeçarja iu ka përveshur punës për projekte të reja, shkruan indeksonline.

Këtë e ka treguar përmes një fotografie që ka postuar në rrejtët sociale teksa shihet në studion muzikore.

“Kur nuk jam në kabinë duke bërë vokalet e fundit” ka shkruar Dua duke lënë të kuptohet se projektet e reja janë rrugës./Indeksonline/