Dua Lipa paditet nga dy kantautorët e njohur

Dua Lipa është paditur përsëri me pretendimet se hiti i saj “Levitating” është e vjedhur.
Një ankesë u depozitua në gjykatën federale të Manhattan të premten nga dy kantautorët, Russell Brown dhe Sandy Linzer.
Ata po e akuzojnë Duan se ka shkëputur në këtë këngë një pjesë nga hiti i tyre “Wiggle And Giggle All Night”, e kënduar në vitin 1979.
Paditësit pretndojnë se Dua ka shkëputur një pjesë të melodisë./Indeksonline/