Dua Lipa para miliona fansave tregon se skena e ‘Sunny Hill Festival’ është gati
 Do të jetë një skenë ku do të ngjiten edhe emra të mëdhenjë të muzikës botërore si : Calvin Harris, Gashi apo Miley Cyrus andaj përkushtimi për përgatitjen e terrenit dhe skenës ku do të performojnë vetëm se kanë filluar, shkruan Indeksonline.
 E teksa na ndanë edhe pak kohë nga fillimi i festivalit i cili fillon me 2 gusht, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa i cili është njeherit edhe organizatori kryesor, ka komunikuar me të bijën me video duke i treguar asaj se skena është duke u bërë gati.
 Këtë moment Dua Lipa e ka ndarë me më shumë se 30 milion fansa që e ndjekin në llogarinë e saj në Instagram.
 Kujtojmë që ky është një festival tejet i rëndësishëm kur bëhet fjalë për promovimin e vendit tonë me anë të muzikës, pasi që kjo ka mbetur ndër mundësit e pakta që mund të përdoret për promovim në arenën ndërkombëtare. /Indeksonline/ 



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                