Dua Lipa paralajmëron projektin gjigant, vjen në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliott

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka një tjetër befasi për adhuruesit e saj.
Pas bashkëpunimit me artistët latin J Balvin, Bad Bunny Pr, dhe Tainy, këngëtarja prishtinase po vjen në një bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliott.
Dua në një postim në Instagram ka zbuluar se njëra nga këngët e albumit të saj “Future Nostalgia”, “Levitating” do të bëhet ‘remiks’ nga DJ The Blessed Madonna.
“Ëndrra u bë realitet, të shkojmë”, ka shkruar Dua krahas postimit, teksa shfaqet në një fotografi bashkë me artistet.
Bashkëpunimi do të lansohet më 14 gusht./Indeksonline/