Dua Lipa pas fitores në ‘Brit Awards’: Kjo është çmenduri
Dua Lipa mbrëmë arriti edhe një tjetër sukses ndërkombëtar.
Në ndarje e çmimeve ‘Brit Awards’, Dua në bashkëpunim me Calvin Harris fituan çmimin ‘Kënga më e mirë britanike’ me këngën ‘One Kiss’, shkruan Indeksonline.

Pas çmimit të radhës, Dua ka publikuar disa imazhe në ‘Instagram’ së bashku me Dj e njohur.

“Kënga më e mirë britanike, ‘One Kiss’!! Kjo është çmenduri, faleminderit, faleminderit Brits” ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj.

Kujtojmë që dy javë më parë Dua fitoj edhe dy çmime në ‘Grammy Awards’./Indeksonline/