Dua Lipa pas tri nominimeve në Billboard: Jeta është çmenduri
Dua Lipa është nominuar në tri kategori në ndarjen e çmimeve ‘Billboard Awards’.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është shprehur falënderuese përmes një statusi në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.
“Jeta është kaq e çmendur dhe jam aq mirënjohës për këto që po ndodhin. Sidomos në ditët kur unë jam vetëm duke shkruar dhe duke u përgatitur për albumin tim të ardhshëm, kjo do të thotë shumë për mu” ka shkruar Dua.
Përveç Duas edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha është nominuar në dy kategori, ndarja e çmimeve ‘Billboard Awards’ do të bëhet me 1 maj./Indeksonline/