Dua Lipa: Pasi e bëra këtë ndihem e pamposhtur
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon që të shijoj sukseset e saj në muzikë.
Përveç muzikës, ajo po gjen kohë edhe për të pushuar, transmeton Indeksonline.
Dua po gjendët në qytetin Los Angeles me shoqërinë e saj. Nga atje ajo po i mban të informuar fansat e saj me fotografi.
Momente më parë ajo postoi dy fotografi në llogarinë e saj në Instagram. Si gjithmonë ajo shihet me një stil unik që e bënte atë të dukej mjaft atraktive.

“Pasi që e bëra vet këtë ‘eyeliner’ , po ndihem e pamposhtur.”, kishte shkruar Dua.
E pamposhtur po është në muzikë këngëtarja shqiptare. Emrin e saj mund ta gjej në maje të top listave./Indeksonline/