75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa për promovimin e koleksionit të parë: Ende s’po mund ta besoj

Dua Lipa ka promovuar koleksionin e xhinseve në bashkëpunim me “Pepe Jeans”-n.

24- vjeçarja është  shfaqur tejet tërheqëse në këtë ngjarje që u organizua për të promovuar linjën.

Midis shumë të të ftuarve, familjes së saj dhe miqve, Dua dukej mjaft e lumtur dhe e emocionuar.

Këngëtarja shqiptare ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë mbrëmjen e kaluar.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur mbrëmë për të festuar promovimin e koleksionit tim të parë me “Pepe Jens”-in. Ende më duket surreale që e gjithë kjo po ndodh. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen”,  ka shkruar Dua Lipa në llogarinë e saj të  ‘Instagram-it’./Indeksonline/