Dua Lipa përballë adhurueses, ajo di më shumë se vet këngëtarja për veten!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është gjendur kundrejt një adhurueseje të saj në shoun “Fansi kundër Artistit”.

E në këtë lojë ajo kishte një adhuruese të zjarrtë e cila dinte çdo gjë në lidhje me Duan, transmeton Indeksonline.
Ajo dinte çka nënkupton emri i Duas në gjuhën shqipe, datat e koncerteve apo edhe më e çuditshmja se çfarë ka bërë në një datë të caktuar këngëtarja e njohur.

Dua Lipa mbeti e habitur me përgjigjet e adhurueses së saj, e cila dinte pothuajse gjithçka për idolin e saj./Indeksonline/