75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

Dua Lipa performon krahas Lionel Richie-t

Dua Lipa ka ndezur skenën në koncertin e saj në Los Angeles.

Ylli shqiptar me famë botërore po vijon traditën e këndimit të këngëve hite në secilin vend ku ajo performon, shkruan IndeksOnline.

Mbrëmë, Dua mbajti një koncert në Los Angeles të Kalifornisë dhe të ftuar special pati artistin e mirënjohur vendor, Lionel Richie.

Dua dhe Lionel performuan hitin e këngëtarit, “All Night Long”, teksa turma u tërbua nga emocionet.

Performanca e tyre u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje të gjata.

Dua aktualisht është duke performuar anekënd SHBA-së, në kuadër të turit “Radical optimism”./IndeksOnline/