21:10 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa performon në Kinë, shkëlqen me paraqitjen

Dua Lipa se fundi ka qëndruar në Shangai të Kinës ku edhe kë dhuruar një performancë fantastike.

Nga atje Dua ka sjellur imazhe nga performanca e saj kur edhe ka shkëlqyer me paraqitjen, shkruan Indeksonline.

Në një kombinim bardhë edhe zi, 23 vjeçarja dukej në top formë dhe mjaft atraktive.

““Faleminderit Channel që më kishit mbrëmë për të performuar në ekspozitën tuaj të trashëgimisë private në Shangai”, ka shkruar Dua përkrah imazheve.

Kujtojmë që ditë më parë Dua ka vizituar fëmijët refugjat në Liban së bashku me organizatën ‘UNICEF’./Indeksonline/