08:55 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa përkrah të dashurit të saj, në funeralin e gjyshes së tij

Dua Lipa iu bashkua të dashurit të saj Anwar Hadid në funeralin e gjyshes së tij të dashur në Roterdam në Hollandë të Mërkurën, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja 24 vjeçare, dhe i dashuri i saj 20 vjeçarë, u panë përkrah njëri tjetrit, pasi u bashkuan edhe motrat e Anwar, Gigi dhe Bella për të nderuar gjyshen e tyre Ans va nden Herik, e cila vdiq në gusht pas një beteje të gjatë me kancerin.

Dua kishte të veshur fustan të zi me mëngë të gjata.

Anwar poashtu ishte i veshur në të zeza, me një xhaketë dhe pantallona.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po i qëndron afër partnerit të saj në këto momente të vështira për të. /Indeksonline/