Dua Lipa përkrahë Anglinë në Kampionatin Europian 2020

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës.
Fytyrat publike përmes rrjeteve sociale po shprehin hapur përkrahje ndaj ekipeve të preferuara, transmeton Indeksonline.
Minuta më parë, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa duke publikuar disa imazhe tregoi se po i ofron përkrahje Anglisë.
Ajo ka vizatuar në fytyrë flamurin e Anglisë, teksa edhe rrobat i ka kombinuar me ngjyrë të flamurit.
‘Po vjen në shtëpi’, shkroi këngëtarja krahas imazhit./Indeksonline/