14:19 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa, përsëri në ekranet gjigante të Times Square-t

Shqiptarja më e famshme në botë po vazhdon të na bëjë krenarë.

Dua Lipa tashmë është në majat e muzikës botëroredhe me hitin e fundit që e solli pak ditë më parë, 23- vjeçarja ka shënuar edhe një sukses të radhës, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja prishtinase me famë ndërkombëtare përsëri është vendosur në ekranet gjigante në qendrën e qytetit, New York, Time Sqaure.

Hiti i saj i ri “Don’t Start Now” u vendos nga platforma Youtube në disa ekrane dhe ky fakt e ka bërë të lumtur edhe vetë protagonisten e këngës.

“Faleminderit YouTube, që më keni vendosur në Times Square. ‘Don’t Start Now’, tashmë është publikuar”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Ndërsa, Dua së fundi ka folur edhe për detaje të reja rreth albumit të ri.

 “Albumi i ri, do të dalë vitin e ardhshëm dhe titullin do ta zbulojmë pas një muaji dhe ka tinguj të një diskoje nostalgjike”, u shpreh Dua./Indeksonline/