75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa pjesë e videos për të drejtat e femrave, përcjell një mesazh!

Me rastin e ditës së gruas këngëtarja e njohur, Dua Lipa është bërë pjesë e një video e cila ndihmon në reflektimin për të drejtat e femrave në botë.

Emra të njohur kanë marr pjesë në një video e reakizuar e cila tregon për sfidat me të cilat përballet gjinia femërore çdo ditë, shkruan Indeksonline.

“Unë jam feministë. Faleminderit Annie Lennox për ftesën që ma ka bërë që të jem pjesë e filmit ‘Global Feminizmi’ i cili ndihmon që të gjithë ta kuptojnë sfidën që një grua dhe femër përballet çdo ditë, po ndihem e inspiruar! Në mbështetje të të gjitha femrave në gjithë botë” ka shkruar Dua në videon e publikuar në facebook./Indeksonline/