11:29 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa pjesë e kampanjës së UNICEF-it për të drejtat e fëmijëve

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm dhe më të komentuar në botë.

Ylli kosovar që me talentin e saj po pushton skenat e mëdha, duke rrëmbyer edhe çmime e kryesuar top lista, së fundmi vjen edhe me një lajm të ri.


Këngëtarja përmes një postimi në llogarinë Instagram ka treguar që i është bashkuar kampanjës së UNICEF-it.

“Në të gjithë botën, të drejtat e fëmijëve mohohen çdo ditë. Për ditën Botërore të Fëmijëve, e cila shënohet me 20 Nëntor, përmes kampanjës “Go Blue” u bëhet thirrje të gjithë liderëve botërorë që t’i plotësojnë të drejtat e çdo fëmije”, ka shkruar Dua./Indeksonline/