08:22 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa pozon përkrah prindërve në Paris

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është një nga këngëtaret shqiptare që me sukses ka arritur të fitojë simpatinë e miliona fansave gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Kjo për faktin se talenti i saj në muzikë, vlerësohet shumë nga publiku duke bërë që këngët e saj të shndërrohen menjëherë në super hite.

Përpos muzikës ajo interesim për publikun zgjon edhe sa i përket jetës private.

Së fundmi ka qenë babai i saj Dukagjini, i cili ka publikuar fotografi së bashku me vajzën dhe gruan.

Dua, në krah të prindërve, Anesës dhe Dukagjinit po shkëlqen me pamjen, madje bie në sy edhe ndryshimi që ka bërë me flokët. /Indeksonline/