Dua Lipa publikon projektin e ri ‘Swan Song’
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar projektin e ri.
Kënga ‘Swan Song’ është kolona zanore e filmit të ri ‘Alita:Battle Angel’ i cili pritet të dal në kinema në ditën e Shën Valentinit me 14 shkurt, shkruan Indeksonline.
Edhe në këtë projekt Dua erdhi më ndryshe derisa në videoklip përfshihen skena nga filmi i ri.

Kënga është ritmike dhe pritet të shëndërrohet në hit ashtu si projektet e mëparshme të 23 vjeçares./Indeskonline/