Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Levitating”, ylli kosovar shfaqet më atraktive se kurrë më parë!

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar videoklipin më të ri.
Dua lansoj këngën “Levitating”, me klip, projekt ky që është pjesë e albumit të saj “Future Nostalgia”.
Këngën erdhi në një version tjetër duke bashkëpunuar me DaBaby, ndonëse në album e këndon solo.
Në klip, 24 vjeçarja vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe më joshëse se asnjëherë më parë, duke vënë në pah linjat trupore.
Ndërkaq videoklipi është realizuar nga regjisori Warren Fu, përmes aplikacionit më “in” të momentit, TikTok.
Kujtojmë që “Levitating” është kënga e pestë e albumit të Duas, që doli në shitje në muajin mars dhe shënoj suksese të jashtëzakonshëm./Indeksonline/