21:14 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa ‘pushton’ rrugët e New York-ut me kunatat, Bella dhe Gigi Hadid

Dua Lipa po e shijon romancën me modelin Anear Hadid.

Por përveç saj, ylli kosovar e njohur në botë ka raporte të mrekullueshme edhe me familjen e modelit, shkruan Indeksonline.

Dua ishte e pranishme në ditëlindjen e modeles, Bella Hadid e cila mbushi 23 vjet.

Pas festës së ditëlindjes Dua është fotografuar duke shëtitur në qytetin e New York-ut së bashku me dy kunata e saj, Bella dhe Gigi Hadid.

Të trija bukuroshet morrën vëmendjen edhe me veshjen me shumë stil, por edhe raportin e tyre të afërt.

Ndryshe, Dua pas një pauze ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell projekte të reja muzikore, së fundi ajo lansoj parfumin e ri në bashkëpunim me markën franceze ‘YSL’./Indeksonline/