Dua Lipa reagon ndaj mediumit anglez, e quan të pavërtetë lajmin se policia ia ndërpreu xhirimet e videoklipit

U tha se Dua Lipës ia kanë pezulluar xhirimet e klipit të ri pasi nuk është respektuar protokolli i pandemisë.
Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi.
Videoklipi i artistes shqiptare me famë botërore do të xhirohej brenda një dyqani të vogël dhe sipas masave të fundit kundër koronavirusit, grumbullimet me kaq shumë njerëz janë të ndaluara.

E pas gjithë kësaj, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
25 vjeçarja tha se ky është një lajm i rremë i publikuar nga një medium që ajo nuk dëshiron të ia përmend as emrin për t’i dhënë publicitet.

Tutje këngëtarja tha se avokati i saj ka nisur procedurë ligjore në drejtim të mediumit, pasi kjo nuk është hera e parë që është përmendur emri i saj për lajme të rreme.
Ndërkohë, albumi i fundit i Duas “Future Nostalgia” së fundi ka thyer rekord duke u bërë albumi më i dëgjuar e një artisteje femër në “Spotify”./Indeksonline/
