75 Mall Live Search
23:32 / E Martë, 25 Mars 2025 / Gj. Sh

Dua Lipa reklamon koleksionin e ri të çantave ”Chanel”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reklamuar koleksionin e fundit të çantave ”Chanel”.

Ajo është shprehur shumë e emocionuar, ku ka thënë se ishte ëndrra e saj të pozonte për brendin e famshëm dhe nganjëherë i vie ta pickojë veten, shkruan IndeksOnline.

”Ndonjëherë thjesht duhet të pickoj veten!!!!!! Ëndrrat e CHANEL🤍🤍🤍 shkrepur nga David Sims”, ka shkruar Dua.

Me çantat e Chanel, këngëtarja shqiptare po duket tejet mirë e si në muzikë edhe në promovimin e këtij koleksioni ajo po shkëlqen.