19:45 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa renditet në “Top 10” me tri këngë të albumit të ri

Ylli kosovar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të korr suksese me albumin e saj më të ri “Future Nostalgia” i cili u lansua pak javë më parë.

Këngët e reja po kryesojnë toplistat në mbarë botë, tashmë tri nga to gjenden në Top 10 të klasifikimeve në Angli.

“Physcal” radhitet e 3-ta, “Don’t Start Now” radhitët e 4-ta kurse në vendin e 6-të vjen kënga “Don’t Break My Heart”.

Kujtojmë që Dua Lipa ka shtyer turneun evropian për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë./Indeksonline/