75 Mall Live Search
13:41 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / MSH

Dua Lipa rikrijon fotografinë simpatike me motrën e saj

Dua Lipa është duke festuar ditët e fundit si 29-vjeçare.

Ajo po qëndron në një ishull bashkë me familjen, të fejuarin dhe miqtë e saj më të afërt, shkruan IndeksOnline.

Duke vlerësuar prezencën e secilit, Dua ka ndarë kohën për të rikrijuar një fotografi të vjetër me motrën e saj, Rinën.

Së pari, Dua shpërndau fotografinë nga fëmijëria, ku shihet shpinë për shpinë me Rinën.

Në të njëjtën pozë, ato kanë rikrijuar fotografinë, me Duan që e shpërndau menjëherë versionin e ri të saj.

Artistja shqiptare me famë botërore jo rrallë herë ka treguar se sa e çmon lidhjen me motrën.

Kujtojmë se në një intervistë për Vogue, Dua kishte deklaruar se pikërisht Rina e kishte ndihmuar Callum-in të zgjedhë unazën e fejesës./IndeksOnline/