75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 24 Qershor 2025 / AR

Dua Lipa s’është veç këngëtare, shikoni çfarë bën

Dua Lipa vazhdon të surprizojë fansat, këtë herë jo me muzikën, por me aftësitë e saj fizike.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë një foto ku shihet duke bërë një pozë akrobatike, e balancuar mbi kokë dhe duar, shkruan Indeksonline.

Me një përshkrim plot humor, ajo shkruan: “I guess joining the circus wasn’t such a bad idea 🤪 ANFIELD NIGHT 1 TONIGHT!!!! LET’S GOOOOOO BABY 💋!!!!!”, duke treguar se është gati për natën e parë të koncertit të saj në stadiumin legjendar Anfield në Liverpool.

Postimi është pritur me entuziazëm nga ndjekësit, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash.

 Edhe pse e njohur për performancat skenike dhe hitet globale, kjo paraqitje tregon se Dua Lipa ka shumë më tepër për të ofruar, edhe jashtë skenës./Indeksonline/