14:24 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa shfaqet duke u depiluar në klipin e ri (Foto)

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Ajo vitin që shkoi mori çmimin si këngëtarja më e mirë e re, ndërsa vazhdon me koncerte anembanë botës, shkruan Indeksonline.


Dua shumë shpejt do të vije edhe më një projekt të ri muzikor, këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjetit të saj social Instagram. Teksa ka shkëputur edhe një fotografi nga videoklipi që është duke e realizuar. Ajo shihet duke depiluar ndersqetullat.

Projekti do të lansohet më 12 të këtij muaji. E si gjithmonë pritshmëritë janë të mëdha./Indeksonline/