75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Dua Lipa shfaqet me një tjetër paraqitje mahnitëse në Milano Fashion Week

Dua Lipa mori vëmendje të madhe ndërsa ndoqi shfaqjen e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris të martën në mbrëmje.

Këngëtarja 27 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa kishte vënë sipër kostumit një xhaketë lëkure të zezë me një rrip të koordinuar.

Ajo i shtoi centimetra lartësisë së trupit të saj me një palë taka të errëta, ndërsa pozonte me duar në xhepat e saj, shkruan DailyMail.

Dua dukej edhe më tërheqëse me një shami të vendosur në formë kapuçi mbi flokët e saj të mbledhura.