08:47 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa shfaqet tejet natyrale dhe sensuale nga plazhi

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në skenën ndërkombëtare muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo është shembulli më i mirë se si mund të arrihet suksesi nga Kosova, sikurse ajo që arriti ta ‘pushtojë’ botën me talentin e saj në muzikë.

Përkundër sukseseve në muzikë ajo përflitet edhe për jetën e saj private si dhe dukjen dhe paraqitjet e saj.

Së fundmi ajo është paraqitur nga plazhi tejet seksuale me një dukje mjaft të bukur.

Kujtojmë që Dua ishte në fillim të muajit në Kosovë, në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’ që u mbajt në Prishtinë duke i bërë krenarë gjithë shqiptarët. /Indeksonline/