23:36 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa shijon borën që po bie në Londër

Dua Lipa përveç që po shijon sukseset e njëpasnjëshme, ylli kosovar me famë botërore sonte po e shijon edhe borën që po bie në Londër.

Ajo ka postuar një video në llogarinë Instagram, ku shihet brenda një makine, ku për një moment hap dritarën dhe merr pak borë e fut në gojë.

Ndryshe, artistja nesër do ta lansojë projektin e saj më të ri muzikor, i pari për këtë vit./Indeksonline/