75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / F.R

Dua Lipa shkëlqen me fustanin provokues (FOTO)

Dua Lipa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e saj të guximshme dhe plot stil.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto ku shfaqet me një fustan tërësisht me shkëlqim, i cili tërheq vëmendje për prerjet të hapura anash trupit.

“Shoqja ime më bëri një fustan vrasës për një tjetër natë perfekte… të gjithë thoni faleminderit Giuli!”, shkruan ajo në përshkrim, duke shtuar se me kaq shumë festa po mendon të nisë një “listë me torta”.

Ky postim vjen pak ditë para një momenti të rëndësishëm për këngëtaren.

Më 22 gusht, Dua Lipa feston 30-vjetorin e lindjes. Në prag të kësaj date, duket se artistja po e shijon verën në maksimum, me miq, festime dhe shumë stil.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime në pak minuta./IndeksOnline/