75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 27 Mars 2025 / MSH

Dua Lipa shkëlqen me rroba banjoje

Dua Lipa ka agjendë të ngjeshur këto ditë, pasi ylli shqiptar me famë botërore ka nisur turin e saj të koncerteve.

Aktualisht, Dua ka koncerte me radhë në qytetet e Australisë, atje ku temperaturat janë verore.

Dhe, pavarësisht kohës së limituar për të bërë shumë gjëra, Dua po ndan kohën për plazhin, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka postuar disa fotografi në rroba banjoje, ku shfaq në pah linjat trupore dhe tenin e lëkurës që ka marrë ngjyrë kafeje.

Dua, si çdo herë, duket mahnitëse.