11:16 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa ‘shkëlqen’ në ballinën e “Vogue Australia”

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistes prestigjioze “Vogue”, në filialin e saj në Australi.

Dua do të jetë pjesë  kopertinës së muajit prill, në të njëjtin muaj kur edhe lansohet albumi i saj më i ri “Future Nostalgia”.

Ka qenë vet 24-vjeçarja ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të kopertinës së “Vogue Australia”, të edicionit më të ri të muajit të ardhshëm.

Nën titullin “Dua Lipa – Zëri autentik i ikonës së re të muzikës pop”, këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e muajit prill të kësaj reviste, në intervistën e së cilës ka folur gjerë e gjatë rreth zhvillimeve të reja në karrierën e saj, posaçërisht rreth albumit të saj të dytë.

E veshur me një kreacion ngjyrë pjeshke, me stil të viteve 80′ dhe doreza të bardha në duar, Lipa duket mjaft tërheqëse në kopertinën e kësaj reviste.