75 Mall Live Search
08:31 / E Hënë, 04 Prill 2022 / MSH

Dua Lipa shkëlqen në Grammy!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rrëmbyer vëmendjen në tapetin e kuq në ceremoninë e çmimeve Grammy.

Ajo është shfaqur me një fustan të zi me rripa, të dizajnuar nga Donatella Versace dhe me një mori byzylykësh në duar dhe qafë.

Fustani i gjatë kishte një prerje të madhe pas, teksa modeli ishte inspirim nga koleksioni i Versace i vitit 1992.

Debutimi me flokë të bardha e të gjata dhe një makiazh i lehtë bëri që Dua të shkëlqejë me pamjen e saj./Indeksonline/