75 Mall Live Search
09:13 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa shkëlqen në promon e re të ‘YSL’

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa së fundi është bërë imazhi kryesor ui markës së njohur franceze ‘YSL’.

Tash e sa ditë kjo kompani ka nisur promovimin e linjës së re të parfumit, në të cilat Dua shfaqet mjaft atraktive.

Edhe në klipin e radhës të shkëputur në nga kjo fushatë, 23 vjeçarja e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë dukej mjaft seksi dhe në super formë.

Kujtojmë që në këtë kampanjë Dua shfaqet me shqiponjë si simbol i lirës për të përfaqësuar moton e fushatës ‘Libre’.

“LIBRE…së shpejti”, ka shkruar Dua përkrahë videos duke treguar se linja do të lansohet në shtator të këtij viti./Indeksonline/