Dua Lipa shkëlqen në Sao Paulo, dhuron show me legjendat braziliane
Ylli botëror i pop-it, Dua Lipa, ndau emocionet e saj pas një performance të paharrueshme në Brazil.
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja shprehu mirënjohjen e thellë për dy legjendat braziliane, Caetano Veloso dhe Carlinhos Brown, me të cilët performoi në skenë, shkruan Indeksonline.

“Ende jam e mbushur me mirënjohje. Ndarja e skenës mbrëmë me dy gjigantë të vërtetë të muzikës braziliane ishte një nder i papërshkrueshëm”, shkroi Lipa.

Ajo falënderoi gjithashtu fansat për energjinë dhe dashurinë e tyre, duke e bërë natën “të paharrueshme”./Indeksonline/

