75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / H F

Dua Lipa shpallet artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani – Kryeson listën me 129 milionë funte

Këngëtarja me origjinë kosovare dhe famë botërore Dua Lipa ka zënë vendin e parë në listën e përvitshme të të pasurve nën 30 vjeç, të publikuar nga revista prestigjioze Heat për vitin 2025. Me një pasuri të vlerësuar në 129 milion funte, Dua ka lënë pas shumë emra të njohur të botës së muzikës dhe filmit.

Sipas raportit, pasuria e saj është rritur ndjeshëm falë suksesit të turneut global “Radical Optimism”, fejesës me aktorin britanik Callum Turner, si dhe bashkëpunimeve fitimprurëse me Versace dhe Porsche. Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një karrierë të gjerë edhe në fusha të tjera – ajo ka një podcast, një klub letrar dhe së fundi është përfshirë edhe në aktrim, duke u bërë një nga figurat më të kompletuara të showbizit ndërkombëtar.

Në vendin e dytë të listës qëndron aktori i filmave Spider-Man, Tom Holland, me £35.7 milion, ndërsa vendi i tretë i takon këngëtarit Lewis Capaldi, me £35 milion.

Top 10-shen e plotë e përmbyllin emra të njohur si:

Millie Bobby Brown Bongiovi – £24 milionë

Molly-Mae Hague & Tommy Fury – £22.1 milionë

Sophie Turner – £21.9 milionë

Jorja Smith – £17 milionë

Dave – £16.8 milionë

Aitch – £14.4 milionë

Asa Butterfield – £13.7 milionë

Revista “Heat” vlerëson se muzika, filmi dhe podcasting-u janë fushat që po prodhojnë më shumë milionerë të rinj, me një brez artistësh që përfshin edhe emra të rinj si Holly Humberstone, Leo Woodall, Anya Taylor-Joy dhe Amber Davies, të cilët këtë vit janë futur për herë të parë në listë.

Ndër më të përfolurat të këtij edicioni është edhe Amber Davies, e cila ka fituar popullaritet të madh pas pjesëmarrjes në “Strictly Come Dancing” dhe renditet në vendin e 30-të me një pasuri prej £1.7 milionë.

Kjo arritje e Duas e vendos atë jo vetëm në majën e muzikës botërore, por edhe si ikona më e suksesshme financiare e brezit të saj, duke dëshmuar se një vajzë me rrënjë nga Kosova mund të bëhet fytyra më e ndritshme e artit bashkëkohor global.