75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa si ndahet të dashurit, çifti shkëmbejnë puthje pasionante

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë të pandashëm që kur bën lidhjen e tyre publike pak muaj më parë.

Dyshja e njohur shpesh herë sjellin edhe momente intime të cilat nuk hezitojnë të ndajnë me adhuruesit në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ishte 23 vjeçarja e cila së fundi ka publikuar një fotografi teksa çifti shihen duke shkëmbyer puthje plotë pasion.

Kujtojmë që Dua muaj më parë solli partnerin e saj edhe në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare në fillim të vitit do të publikoj albumin e dytë në karrierë “Future Nostalgia”./Indeksonline/