23:15 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa sjell pamje spektakolare nga qielli i Londrës në ndërrimin e moteve (Video)

Viti 2017 i dha asaj suksesin më të madh të karrierës muzikore. Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa jo vetëm që lansoi një numër të madh projektesh, por ajo edhe u shpall si Artistja më e mirë e re në MTV EMA, shkruan Indeksonline.

Dua ndërimin e moteve e ka pritur në Londër ku edhe jeton familja e saj, ndërsa ka postuar një video ku shfaqet qielli i këtij qyteti në ndërrimin e vitit kalendarik.

Dua ka shkruar se sa herë ndezën fishekzjarrët në Londër ajo ndihet si një nënë krenare. Duke i uruar kështu ardhjen vitit 2018!