Dua Lipa sjell prapaskenat e klipit “Levitating”, në fustan transparent duket perfekt

Dua Lipa dje ka lansuar me videoklip këngën “Levitating” dhe ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj joshëse.
Artistja shqiptare dukej më bukur se kurrë më parë, ndërsa kënga u mirëprit nga publiku, shkruan Indeksonline.

Pas publikimit të këngës, Dua solli përmes rrjeteve sociale edhe imazhet të shkëputura nga prapaskenat xhirimit të klipit.

“Në prapaskena realizuar nga @laleekley në këtë ditë magjike! Shumë e ngazëllyer dhe e lumtur, “Levitating” me DaBaby është publikuar”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Ndërsa që dukej elegante dhe atraktive në fustanin transparent që ia theksonte linja e formësuara./Indeksonline/
