11:33 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa s’ka të ndalur, renditet në top 5 me albumin e ri në “Billboard Hot 100”

Ndërsa artistët e tjerë kanë shtyrë datat e publikimit të albumeve të tyre që të publikohen në një kohë tjetër, më pak të turbullt në peizazhin kulturor, ylli i popit Dua Lipa në vend të kësaj lansoj albumin ‘Future Nostalgia’ dhe u shpërblye me javën e saj më të mirë akoma në renditjen e ‘Billboard Hot 200’

Future Nostalgia debuton në numrin 4 në tabelë (me 66,000 në njësi ekuivalente të albumeve të javës së parë) këtë javë – e cila mund të mos përputhet mjaft me nivelin e entuziazmit që albumi ka krijuar në mesin e fansave të pop-it, por prapëseprapë paraqet lehtësisht renditjen e saj më të lartë, pas albumit debutues “Dua Lipa” në vitin 2017.

Poashtu përveç këtij debutimi në top 5, kënga “Break my heart” u rendit në numrin 21 në “Billboard Hot 100” , ndërsa “Don’t start noë” e 3 në tabelë.

Kujtojmë që Dua menjëhrë pas lansimit të albumit kishte planifikuar të mbaj turneun botëror, por që u shye si shkak i përhapjes së pandemisë COVID-19./Indeksonline/